KreuArt

Viktor Zhusti, Artan Minarollit: Të kemi mes nesh, të urtë, buzagaz, të mençur… na shoqëron

Një tjetër trofe për kinematografinë shqiptare, e një tjetër çmim për filmin “Delegacioni”.

Me regji të Bujar Alimanit dhe me skenar të Artan Minarollit, pas çmimit të madh “Grand Prix” në Varshavë, atij në Trieste ku “Delegacioni” fitoi në Festivalin e Filmit të Triestes, një tjetër vlerësim ngre në piedestal krijimin shqiptar, duke bërë që filmi të rrëmbejë plot 9 çmime në Festivale Ndërkombëtare.

“Delegacioni” ka rrëmbyer çmimin e Jurisë në Festivalin Frankofon të Filmit
ne Romë.

Aktori që interpreton personazhin kryesor në këtë film, Viktor Zhusti pasi është lajmëruar për çmimin e fituar, ka kujtuar mes disa vargjesh tejet prekëse, atë që e nisi këtë krijim të bukur, regjisorin e ndjerë Artan Minarolli, që u nda nga jeta kur sa kishte filluar të ‘ngjizte’ “Delegacionin”. Zhusti shpreh keqardhjen e madhe që miku i tij nuk mundi dot ta shijojë gjithë këtë sukses që po korr ‘krijesa’ e tij.

Statusi i Viktor Zhustit:

“ARTAN MINAROLLI ! Përgatite “DELEGACIONIN” dhe në çastin që do niste rrugëtimin,  nuk ishe më midis nesh. Dhimbje e madhe kjo! Por, atje lart, mes ëngjëjsh, siç ishe dhe vetë, pa dyshim na ndjek e lumturohesh. FITUAM përsëri, miku im! Në Romë kësaj here. ËSHTË I NëNTI ÇMIM, NË FESTIVALE NDËRKOMBËTARE !!! Dhe, prit, prit, së shpejti do udhëtojmë së bashku në Sofje, pas kësaj, e more vesh, në Los Anxheles, pas kësaj… dhe në çdo udhëtim, të kemi mes nesh, të urtë, buzëgaz, të mençur ! Na shoqëron, të ndjejmë. Ishe i SHTRENJTË këtu, midis nesh, je i PAHARRUAR, kudo që ndodhesh, atje lart”

 

 

 

 

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF