Kjo fundjavë nuk premton një kohë me diell, ndaj çfarë më mirë se një pasdite në kinema me miqtë apo partnerët do t’jua mbushte ditën e pushimit.
Më poshtë ju sjellim programin:
Teatri Eksperimental Kujtim Spahivogli 5 prill:
“Shërbëtorët”, kryevepra e Jean Genet do të ngjitet në Sallë Goethe më 5 Prill ora 20.00. Me aktorët Laura Nezha, Dasara Xhangolli, Ilirda Bejleri, dhe regji të Kiço Londo ju premtojmë një shfaqje mbresëlënëse.
Salla ka vetem 130 vende ndaj nxitoni te rezervoni ne 0695717746 / 042278158 ose na shkruani ne inbox.”; shkruhet në faqen e Teatrit Eksperimental në facebook.
Teatri Eksperimental Kujtim Spahivogli 6 dhe 7 prill:
“Në datat 6 dhe 7 Prill ora 20:00 në sallën Goethe vjen shfaqja “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë”.
Monodramë e shkruar nga shkrimtari shqiptar, Ridvan Dibra, rrëfen historinë e Madalenës, në tri fazat e jetës së saj, fazat kyqe të një femre, siç thotë autori.
E shkruar me një stil mjfat të mpreht dhe e interpretuar me mjeshtri nga aktorja Arjola Demiri, shfaqja do ta vë publikun përballë situatave të ndryshme që kalon personazhi i Madalenës së bukur, të sinqert, e shpesh edhe naïve. Madalena, përgjatë një ore, sa shfaqja zgjatë, na e shpalosë historinë e saj, por që eshtë histori e shumë femrave shqiptare. Përmes rrëfimit të saj tq sinqert, herë komik, e herë shumë dramatik, na bën ta kuptojmë se sa e vështirë është të jesh femër, e sidomos të jesh femër në një tokë të sert si kjo e jona.
Rezervoni në 0695717746/ 042278158 ose ne inbox” shkruhet në faqen e facebook të Teatrit Eksperimental
Teatri Kombëtar (ArTurbina) 5, 6, 7 prill
Në arTurbina këtë fundjavë do të keni mundësi të ndiqni Premierën e shfaqjes “Norm dhe Ahmed”. Nga regjisori Armand Bora nën interpretimin e kastit të mrekullueshëm të aktorëve: Lulzim Beqja Ola Haziraj, Gert Ferra Gjithçka ndodh në një stacion autobusi, ku personazhet, Norm, një veteran i luftës, ka një takim me një student pakistanez, Ahmed, në një stacion autobusi gjatë një nate…një histori e vjetër sa vetë njerëzimi e shkruar me mjeshtëri nga autori shqiptaro-australian Alex Buzo.
Rezervimet vazhdojnë edhe për datat 6-7 Prill në ☎️04 222 30 22 ⏰9:00-13:00 dhe 16:00-19:00
Për vogëlushët/ Teatri i Kukullave
“Të dashur vogëlushe ! Shfaqja “Rosaku i shëmtuar” ,që është dhe shfaqja jonë më e re për ju, do të jetë përsëri këtë fundjavë !
Ndaj nxitoni, sepse biletat mbarojnë me shpejtësi marramendëse
6 Prill , E Shtunë Ora 10 : 30 ,11 : 30
7 Prill , E Diel , Ora 10 : 30 , 11 : 30
Biletat mund t’i prenotoni në numrin e celularit
069 454 2280
Ju mirëpresim !”; shkruhet në faqen zyrtare të Teatrit të Kukullave



















