Justin Bieber ka zgjedhur të ndajë me miliona ndjekësit e tij në Instagram një rrëfim të sinqertë për jetën dhe problemet e tij të shëndetit mendor.
Përtej asaj çfarë shihet, artisti i ri ka treguar të vërtetat e tij, pasojat e famës dhe varësinë nga drograt, duke dashur të japë kështu një mesazh pozitiv për të luftuar me dështimet dhe për të gjetur forcat për t’u ringritur përpos vështirësive.
“Unë u shndërrova nga një 13-vjeçar që vinte nga një qytet i vogël në një djalëqë krejt papritur mori dashuri nga e gjithë bota. Me miliona njerëz më thoshin çdo ditë sa i mirë isha dhe sa shumë më donin. Kur je i ri dhe dëgjon të tilla gjëra, fillon t’i besosh. Të tjerët bënin gjithçka për mua, prandaj unë s’ja kisha idenë ç’do të thoshte fjala përgjegjësi.”- shkruan Justin.
“Fillova të konsumoja drogë kur isha 19-të dhe abuzoja me gjithë lidhjet e mia. U distancova nga çdo njeri që më donte dhe u fsheha në guackën e atij njeriu në të cilin isha shndërruar. Më dukej sikur s’do të kthehesha dot më kurrë. Më janë dashur vite për t’u kthyer nga ato vendime të tmerrshme që merrja për veten, për të rregulluar marrëdhënie që i shkatërrova dhe për të ndryshuar sjelljen time. Tani po jetoj stinën më të bukur të jetës, martesën, që është një eksperiencë e mrekullueshme, e çmendur dhe një përgjegjësi e re. Ti mëson të kesh durim, besim, të përfshihesh, të jesh i sjellshëm dhe mbi të gjitha që duket shumë bukur të jesh një njeri i mirë!”– përfundon Justin.
Hope you find time to read this it’s from my heart






Parashikimi i Horoskopit, datë 03 shtator 2019







Photoshop: Ja gafat më të bujshme të VIP-ave




Horoskopi i datës 1 shtator 2019, e dielë


