KreuStil Jetese

53 vjeç? Salma Hayek feston ditëlindjen me bikini dhe ne shtangëm

Salma Hayek ka nisur përgatitjet për festimet e ditëlindjes së saj dhe ka zgjedhur që të presë 2 shtatorin me pushime në një ishull tropikal.

Një ditë përpara se të mbushte 53 vjeç, aktorja ndau një foto në Instagram, e veshur me një palë bikini ngjyrë blu elektrike ndërsa si aksesorë mbante një palë syze të mëdha.

“Po, nesër do të jem 53-vjeç. Edhe?! , shkroi ajo nën foto, teksa pozonte si një modele e vërtetë duke i shtangur të gjithë me linjat e saj.

Salma Hayek ka lindur më 2 shtator të 1966-ës në Meksikë. Ajo është e njohur për rolet e saj në disa filma e show televiziv. Ajo është e martuar me multimiliarderin François-Henri Pinault me të cilin ka edhe një vajzë 11-vjeçare të quajtur Valentina.

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF