KreuStil Jetese

Heq dorë nga muzika, artisti do të largohet dhe ne u trishtuam kaq shumë!

Ed Sheeran ka njoftuar tërheqjen e tij nga muzika. I angazhuar në turne koncertesh që nga viti 2017, Sheeran po planifikon të marrë një pushim të zgjatur.

Sipas The Sun, këngëtari njoftoi të hënën gjatë koncertit të fundit në Ipswich, Angli, se ky do të ishte i fundit për pak kohë.

“Glastonbury, Wembley Stadium. Të gjitha këto vende të mrekullueshme, Amerika, Zelanda e Re, Australia, Azia, Amerika e Jugut”. Më thanë përpara se të filloja por, në fund të këtij turneu e kuptova se kam kënduar me nëntë milionë njerëz në mbarë botën. Ishte turneu më i madh ndonjëherë”, vazhdoi më tej Sheeran.

Ky nuk është largimi i parë që ylli i muzikës bën. Më herët në vitin 2015, Edd po ashtu pushoi pasi përfundoi turneun e koncerteve për të kaluar më shumë kohë me të dashurën e tij të atëhershme, Cherry Seaborn.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF