KreuStil Jetese

Një këngë për ditëlindje, Bebe Rexha përcjell një super mesazh

Artistja me origjinë shqiptare Bebe Rexha feston sot 30 vjetorin e ditëlindjes së saj. Ylli i muzikës ka zgjedhur që t’i bëjë vetes një dhuratë këtë 30 gusht duke publikuar një këngë të re të titulluar “Not 20 anymore”.

Kënga ka një tekst frymëzues dhe shumë inspirues për cdo femër që i ka kaluar të 20-tat.

“Nuk jam më 20 vjeçe,  mos u përpiq të më bësh të ndihem e pasigurtë

Sepse ashtu si vera, me ikjen e viteve bëhem më e mirë”– thotë këngëtarja në këngën e saj.

Me këtë klip dhe këngë Bebe kërkon të tregojë pjekurinë e saj  dhe të shfaq femrën e fortë brenda saj që ka mundur ta fitojë vetbesimin me kalimin e kohës.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF