Ka nisur puna për sezonin e ri në Tv Klan dhe me nisjen e spektaklit më të ri “Klanifornia” është rikthyer në ambientet e televizionit edhe prezantuesja Marina Vjollca.
Kjo e fundit do të drejtojë spektaklin dhe në këto ditë provash Marina ka gjetur një moment për të shkrepur një foto me kolegët e rinj. Ka qenë aktori Visjan Ukcenaj ai që ka publikuar një foto krah bjondes duke shkruar: “Kryqëzoni gishtat për Marinën dhe për ne. Më të mirët tek më të mirët. Së shpejti në ‘Tv Klan’ ‘Klanifornia’”, ka shkruar Ukcenaj në postin më të fundit ku ka marrë menjëherë shumë pëlqime.
‘Klanifornia’ do të nisë transmetimin së shpejti në Tv Klan dhe do të transmetohet të shtunave në orën 21:00.





Stil Jetese
Parashikimi i Horoskopit, datë 29 gusht 2019






Stil Jetese
“Feel the Boost” me Adidasin e ri 19 Ultraboost





Stil Jetese
Parashikimi i Horoskopit, datë 28 gusht 2019



Stil Jetese
4 arsyet përse duhet të flini në krahun e majtë!
