KreuStil Jetese

Na kishte munguar; rikthehet në Tiranë aktorja e dashur e humorit

Ky fund gushti ka kthyer në Tiranë aktoren shumë të dashur të humorit Lisa Kujofsa, e cila prej vitesh tashmë jeton në Itali.

“Lisa është kthyer”, shkruan kolegu dhe aktori Gentian Zenelaj në një foto të publikuar vetëm pak çaste më parë krah Lisës dhe regjisorit Altin Ago.

 

 

Lisa is back ??? @lisakujofsa @altin_ago

A post shared by Gentian Zenelaj (@gentianzenelaj) on

Lisa dhe Genti për vite kanë qenë dy ndër protagonistët e kastit të aktorëve të show të humorit “Apartamenti 2XL” që transmetohej në Vizion Plus, por ndonëse në kulmin e karrierës ajo vendosi të heqë dorë e të largohet jashtë vendit.

3 miqtë e vjetër të “Vizion Plus” kanë gjetur kështu kohën për të qëndruar disa çaste bashkë, meqënëse Lisa është kthyer në Tiranë, ndonëse tashmë secili ka marrë drejtimin e tij në jetë e karrierë.

 

Nuk dihet nëse ky rikthim në vend i vajzës së aktorit të madh e të ndjerë Fadil Kujofsa, lidhet me shkaqe familjare apo nëse Lisa e ka menduar t’i rikthehet karrierës së saj.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF