KreuStil Jetese

Melania Trump dhe Brigitte Macron, garë stili bardh e kuq në G7!

“Incident diplomatic“ në Biarritz të Francës, ku zhvilloi punimet samiti I G7-tës. Dama e parë e Francës dhe Zonja e parë e Amerikës kanë bërë xing në mënyrë të përsëritur me të njëjtat ngjyra: të bardhe e të kuqe. Brigittte kishte zgjedhur një fustan në ngjyrë të kuqe-korali, krijim I Louis Vuitton për shtëtitjen në Cambo-les-Bains, ndërsa Melania dukej pak më e thjeshtë me veshjen e bardhë nga Kelvin Klein.

Në mbrëmje ndërkohë, për galanë, zonja e parë amerikane qe veshur me te kuqe, me një fustan pa mëngë nga Alexander McQueen ( stilisti I preferuar I Kate Middleton), ndërsa Brigitte ishte me të bardha ( dhe ca motive argjendi) po nga Louis Vuiiton.

Fantazia e ngjyrave për të dyja bashkëshortet e liderëve të njohur botërorë, nuk paska qenë shumë e madhe, apo jo?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF