Ai është i njohur si një ndër njerëzit më të afërt dhe krahu i djathtë i Flor Mumajesit me të cilin artisti prej vitesh bën muzikë në Threedots.
Dj i njohur shqiptar Vicky ka marrë vendimin të largohet nga muzika për një periudhë të pacaktuar kohe, e dhënë lajmin e tërheqjes me anë të një postimi të bërë në Instagram. Në një foto të tijën me mbishkrimin “Faleminderit që kërcyem bashkë”, Vicky sqaron edhe arsyet që e shtyn atë drejt këtij vendimi, që padyshim ka qenë i vështirë.
“Pas gjithë këtyre viteve të bukura në një industri që shëmtohet çdo ditë e më shumë ndihem shumë i lodhur shpirtërisht. Lodhur nga njerëz të paaftë që marrin përsipër gjithçka dhe s’bëjnë asgjë. Klube qe bëjnë pazare tregu çam ose medreseje. Artistë me ego të madhe dhe zotësi të vogël. Dj me ëndrra të mëdha sa një gram. Jam i lodhur me këtë gjë që po ma shpif arsyen pse desha te bëhesha Dj. Po e mbyll kapakun e tenxheres dhe do e hap kur të jetë djegur gjella një herë e përgjithmonë. Deri atëherë kismet shihemi”, ka shkruar ai.
Ky vendim i Dj të shtëpisë muzikore “Threedos” vjen vetëm pak ditë pasi drejtuesi i saj Flor Mumajesi është bërë pjesë e portaleve që kanë shkruar për problemet financiare të këtijtë fundit. Sipas shtyput vendas, artisti po kalon kohë të vështira në jetën e tij, bizneset përflitet se kanë falimentuar e se ai është i zhytur në borxhe, arsye këto që e kanë detyruar Mumajesin të zhduket nga sytë e publikut.



Parashikimi i horoskopit, datë 10 gusht 2019

Çantat e plazhit këtë sezon janë të adhurueshme






Vin Veli, artist në vena



Parashikimi i horoskopit, datë 9 gusht 2019


KURIOZITET/ 10 gjëra që nuk i dini për kosin




