Me shumë mundësi atë çantën lëkurë në ngjyrë të errët do ta keni futur diku mes veshjeve të dimrit, pasi për stinën e verës gjithçka që ju duhet është një çantë shportë (ose disa).
Thurja e kashtës i jep një pamje shumë verore këtij aksesori, e cila duket se na fton për në det. Çantat kashtë të cilat sugjerohen fort nga stilistë të ndryshëm, sigurisht që vijnë në përmasa relaitivisht të mëdha (sa lajm i mirë për ne femrat), që të mund të fusim aty që nga kremi i plazhit, librin tuaj të preferuar, e deri edhe ndonjë shishe alkool (jemi me pushime, apo jo).
Nëse ende nuk e keni gjetur çantën tuaj të plazhit, hidhini një sy modeleve që ju sugjerojmë dhe zgjudhni të preferuarën tuaj.
Mos harroni, nuk përdoren vetëm për09 pushime!






Stil Jetese
Vin Veli, artist në vena



Stil Jetese
Parashikimi i horoskopit, datë 9 gusht 2019


Stil Jetese
KURIOZITET/ 10 gjëra që nuk i dini për kosin







Stil Jetese
Parashikimi i horoskopit, datë 8 gusht 2019

