KreuStil Jetese

Arbana Osmani në Tv Klan?! Zbulohet misteri i drekës me Ardit Gjebrean në Lalëz

Arbana Osmani dhe Ardit Gjebrea pak ditë më parë kanë publikuar një foto ku shihen duke konsumuar një drekë miqësorë në Gjirin e Lalëzit. Në praninë e bashkëshortes dhe vajzës së producentit, prezantuesja e Top Channel shkoi se kishte ngrënë një drekë me familjen e bukur Gjebrea dhe fotoja në fakt bëri xhiron e rrjetit.

Po çfarë fshihet përtej saj? Çfarë është diskutuar në atë tavolinë mes dy emrave të njohur që janë miq prej vitesh?

Sipas “Revista Class” përflitet se këtë vit Këngën Magjike, Ardit Gjebrea kërkon ta drejtojë së bashku me Arbana Osmanin. Ajo çfarë nuk dihet është nëse Arbana do të jetë vetëm në natën finale apo edhe në dy netët e tjera. Lajmi mbetet ende në kuadin e thashethemeve dhe pritet një reagim nga miqtë ‘rivalë’ të dy televizioneve më të ndjekur në vend.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF