Ilda Bejleri nuk ka zgjedhur të qëndrojë në heshtje pas deklaratës që Dritan Shakohoxha bëri për largimin e saj nga puna në Digitalb, pas 11 vitesh.
Gazetarja pak minuta pasi Shakohoxha u shpreh se ishte ai që e kishte marrë në punë dhe po ai që e kishte larguar Ildën nga puna, ka vendosur t’i përgjigjet drejtëpërdrejtë me anë të një reagimi në profilin e saj në Instagram.
Në një thumb ironik krah një fotoje ku shkel syrin ajo shkruan duke qeshur se “nga puna të heqin e të marrin pronarët jo komentatorët e ndeshjeve”.
Ndërkaq deklarata e Dritan Shakohoxhës në emisionin “Pushime on Top” për largimin e Ilda Bejlerit nga puna ishte si më poshtë:
“Mbase nuk e përjetoi mirë lajmin që i dhashë, por unë jam trajner përveçse brigadier dhe në periudhën e verës e rikompozojmë skuadrën. Në gjithë këto vite kanë hyrë dhe kanë dalë nga kjo skuadër shumë personazhe dhe ata që kanë ikur, kanë vazhduar karrierën e tyre diku tjetër. Unë e kam marrë në fillim në televizion [Ildën], bashkë me djemtë e stafit dhe ne vendosëm që ajo të shihte dhe opsione të tjera, në një kanal tjetër. E përjetoi me emocion largimin nga Digitalb por ne kemi qenë ata që i kemi dhënë mundesinë dhe ajo e ka shfrytëzuar shumë mirë dhe ka punuar si profesioniste…”.


Parashikimi i horoskopit, datë 6 gusht 2019


Adia, një ‘babymodel’ shqiptare në Itali!






Parashikimi i horoskopit, datë 5 gusht 2019

Hobi që keni sipas shenjës së horoskopit!




Horoskopi ditor, 4 gusht 2019



Relaksimi i vetes

