KreuStil Jetese

Hobi që keni sipas shenjës së horoskopit!

Dashi

Gjetja e një aktiviteti fizik për ju nuk është thjesht një konvencion, pasi për Dashin gjithçka kthehet në një qëllim, sepse çdo gjë e merr seriozisht. Por nëse do t’i duhet të zgjedhë një sport, ato luftarake, si boksi, janë më tërheqëset, sepse lidhen fort me natyrën e tyre. Dashi ka nevojë të provojë gjithmonë emocione të forta, duke vënë në provë kurajën dhe forcën e tij fizike. Mes hobeve të tij të preferuara sigurisht mund të jenë artet marciale. Po kaq interesante për të janë edhe ngjitjet në lartësi, sportet të cilat i japin atij adrenalinë dhe e bëjnë të ndihet plot energji. Keni aftësi të lindura për të qenë rezistentë, ndaj edhe noti po ashtu mbetet një tjetër sfidë sidomos gjatë Verës.

Demi

Meqë Demi është një shenjë e tokës, ata zgjedhin zakonisht aktivitete që i rilindin, por edhe i lidhin fort me natyrën. Padyshim që kopshtaria është për ju hobi, i cili kthehet me kalimin e kohës në një dashuri të pamasë. E nisni me lulet dhe mbjelljet në ballkon ose oborr për të vijuar me çdo gjë që ju rrethon. Edhe pse në dukje Demi, reflekton sjellje paksa dembele, ata janë të përkushtuar kur flitet për natyrën, sepse besojnë se në mes të saj ndihen rehat. Një tjetër pasion, po kaq tërheqës për ta është edhe rehatia dhe kujdesi për veten: orë të gjatë në SPA dhe masazh, me qëllim relaksimin janë kaq të dashura për Demat, sepse ata vërtet dinë të përjetojnë kënaqësitë që i dhurojnë vetes.

Binjakët

Shenja e binjakëve jeton në sajë të hobeve, të cilat janë të panumërta dhe rriten nga dita në ditë. Por mbi të gjitha është një shenjë që adhuron artet, sidomos ato pamore, një raport të cilin e reflekton jo vetëm përmes ngjyrave të pikturës, por edhe përmes fotografisë. Gjithmonë kujdeset edhe për pamjen, sepse beson se aspekti estetik për të ka një forcë të madhe në raport me të tjerët. Duke qenë se është një shenjë që krijon raporte të ngushta dhe është e shoqërueshme, preferon të jetë pjesë e festave dhe argëtimeve, me shumë miq në ambiente me hapësira, por edhe në ato më intime, për të kaluar kohë duke biseduar për artin dhe letërsinë, të cilat janë për të një busull orientuese në jetë.

Gaforrja

Në kohën e lirë gaforrja dëshiron të qëndrojë në shoqërinë e familjes, shpesh edhe duke parë ndonjë film të bukur, por në fakt nuk është aspak ky qëllimi. Kjo është një mënyrë për të qëndruar brenda katër mureve të shtëpisë, vendi ideal ku ajo mund të japë më të mirën. Një gaforre mund ta kalojë gjithë ditën në kuzhinë duke treguar artin e vet të kulinarisë, eksperimenton me recetat dhe aromat, një nivel i cili i dhuron shumë kënaqësi. Mund të regjistroheni në një kurs gatimi për t’u perfeksionuar ose gjeni një libër recetash për të provuar veten. Përveç gatimit një nga hobet tuaja, janë edhe punët e shtëpisë, sepse gaforret kanë aftësi të mira organizative në dekorim dhe arredim.

Luani

Për një Luan është mëse e natyrshme të ketë gjithë skenën për vete, sepse do vëmendje nga të gjithë dhe nuk ka për qëllim të ndajë asnjë moment kënaqësie dhe lavdie me të tjerët. Audicionet dhe garat për të janë pasioni më i madh. Parapëlqen të tregojë talentin duke kënduar në karaoke, në shfaqje teatrale apo të bëjë punë në komunitet, por gjithnjë në pozicione drejtuese. Është një person shumë kreativ: ai pëlqen të pikturojë. Ndonjëherë hobet e tij lidhen edhe me botën e spektaklit, gjë që i lejon atij t’i ketë të gjitha dritat mbi të. Politika gjithashtu është një fazë e mirë, por vetëm prania e skenës nuk është e mjaftueshme për të arritur me sukses idealet e tij.

Virgjëresha

Pastrimi i shtëpisë është një nga hobet e preferuara të virgjëreshës, që i pëlqen të jetojë në ambiente të rregullta dhe të pastra. Është një shenjë intelektuale dhe për këtë arsye tërhiqet nga lloje të ndryshme dokumentarësh televizivë. Kureshtja e tij lejon të thellojë studimin e shumë disiplinave, të tilla si vetitë e bimëve dhe efektin e tyre në trupin e njeriut. Gëzon interes për të mësuar rreth historisë, tipa kuriozë që gjithmonë duan të zbulojnë gjithçka, duke mos i besuar asaj që shikojnë me sy, ndaj qëmton të zbulojë dhe vërtetojë vetë gjithçka. Të dhënë pas fotografisë, por edhe po kaq të apasionuar pas mbledhjes së sendeve, sepse virgjëreshat nuk hedhin kurrë asgjë poshtë.

Peshorja

Hobet e tyre kryesisht përfshijnë lojërat kompjuterike, lojrat e inteligjencës, shpikjet, krijimet por edhe sportet me bazë aventurën. Hobi i peshoreve është i lidhur ngushtë me jetën shoqërore, që është gjithmonë intensive dhe e gjallë. Por një prej pasioneve të tyre më të mëdha është kërcimi, ata gjejnë gjithnjë kohë të kërcejnë, madje nuk ngurrojnë të eksperimentojnë rryma të ndryshme nga xhazi tek hip-hopi. Por kur flitet për sporte, ata preferojnë që më së shumti ato ti praktikojnë me partneret e tyre. Për peshoren mund të konsiderohet një hobi edhe kujdesi për trupin, mundësisht në një qendër estetike. Disa peshore luftojnë që edhe shopping të konsiderohet një hobi.

Akrepi

Edhe pse ata duken të fortë dhe të pamposhtur, por në fakt janë kaq të qetë dhe të butë. Akrepi është veçanërisht i tërhequr pas anës shpirtërore dhe botës misterioze, kështu që gjetja e një mënyre për të thelluar këtë është nëpërmjet meditimit ose jogës. Po kaq të preferuara janë edhe disiplina të tilla si astrologjia ose fetë. I pëlqen të vëzhgojë shpirtin e njerëzve për të zbuluar sekretet e fshehura dhe konfidenciale. Një akrep është gjithashtu shumë i hipnotizuar mbi temën e vdekjes dhe argëtohet duke lexuar ose studiuar biografinë e personazheve që kanë humbur në një mënyrë misterioze. Pra, nëse takoni dikë cili fillon dhe flet për teori konspirative, është akrep.

Shigjetari

Janë përsona që pëlqejnë të udhëtojnë, sidomos në vendet ekzotike, apo aty ku kanë dëgjuar shumë dhe janë kuriozë të zbulojnë diçka që vetëm ata e dinë. Po kaq të dhënë janë edhe pas mësimit të gjuhëve të huaja dhe kulturave të reja. I pëlqen sporti, gjuajtjet me hark dhe shëtitjet me kalë. Ai e do jetën dhe thellon shpesh tema shpirtërore që e lejojnë atë të gjejë një kuptim më të thellë për ekzistencën e tij. I jeton hobet e tij me pasion dhe entuziazëm të madh, ndaj edhe ditari për të zë një vend të rëndësishëm, po ashtu edhe fotografitë, duke arritur të fiksojë çdo moment në memorien e tij. E dashuron natyrën, udhëtimet në vende të pashkelura që kanë gjithmonë një histori.

Bricjapi

Dikush duhet t’i shpjegojë bricjapit se orët e gjata në punë nuk mund të konsiderohen si hobi, por ja që ata nuk duan ta kuptojnë këtë gjë. Janë tipa që arrijnë të menaxhojnë dhe llogarisin me skatësi çdo minutë të jetës së tyre, por vëmendjen më të madhe ja dedikojnë karrierës, e cila nga profesion kthehet në një pasion të madh. Sporti i pëlqen shumë, por më së shpeshti preferon të shkojë në kinema. Nëse flasim për një pasion të vërtetë janë krijimet e lira: duan të ndërtojnë gjithçka vetë: të krijojnë një vepër arti, të marrin një nismë apo të realizojnë një projekt, i cili në fund duhet që të mbetet padyshim një arritje e tyre. I adhurojnë sportet luftarake dhe kryesisht ato individuale.

Ujori

Hobet e ujorit janë ndër më ekstravagantet: mund t’iu interesojë në çfarëdo lloj gjendje shpirtërore apo fizike, për shembull një kurs për të mësuar sesi bëhet një kokteil. Ujori shpesh goditet nga gjithçka që nuk është “normale” nga masa. Kur keni kohë të lirë mund t’iu interesojë edhe studimi i teknologjive të reja për të mbrojtur mjedisin. Në shumë raste muzika transformohet me shpejtësi nga hobi në kohë të lirë në një punë me kohë të plotë. Por kur flitet për sportet, ata nuk ndërrojnë dot asnjë lloj me notin, të cilin preferojnë ta aplikojnë të vetmuar, pa rivalitet dhe pa miqësi. Vullnetarizmi është një hobi që ata janë të prirur për të bërë, sepse kanë një natyre të lindur altruizmi.

Peshqit

Të lindurit e kësaj shenje kanë një nevojë të madhe të çlirojnë imagjinatën dhe shpesh e bëjnë këtë në hobet e tyre. Nuk ka asgjë për të dyshuar, nëse shohim se sportet e tyre të dashura lidhen me ujin, madje aspiratat e tyre arrijnë t’ua injektojnë edhe miqve të tyre, duke i bindur se aty ku ka ujë ka liri. Kanë prirje të theksuara artistike, ndjekin me pasion të madh fotografinë dhe filmin, sepse besojnë se asgjë më mirë se këto dy pasione nuk mund të fiksojnë të tashmen. Makinat apo motorat dhe çdo gjë e motorizuar që ka të bëjë me shpejtësinë dhe aventurat, për ta mbetet një sfidë, ndaj gjithmonë gjejnë kohë të aplikojnë këto lloj sportesh, të cilat vënë në provë guximin e tyre.

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF