Balerini shqiptar me famë në Itali, Kledi Kadiu është emëruar anëtar i Këshillit Administrativ të Fondacionit të Akademisë Kombëtare të Baletit në Romë.
Ylli i baletit e dha lajmin me anë të një postimi në rrjetin social Instagram e duke shprehur mirënjohjen për besimin dhe vlerësimin nga ministri italian i Kulturës, Alberto Bonisoli shkruan:
“Stina e Verës është e mbushur me lajme të bukura. Këto ditë u zyrtarizua emërimi im si anëtar i Këshillit Administrativ të Fondacionit të Akademisë Kombëtare të Baletit në Romë. Ky besim që m’u bë nga Ministri i Kulturës më mbush me gëzim e krenari. Do të përpiqem të bëj një punë të mirë e do t’i kushtohem këtij impenjimi të ri me gjithë pasionin e dedikimin që kam bërë gjithmonë në punën time”.
Kledi Kadiu ka disa eksperienca të rëndësishme që kanë shenjuar karrierën e tij ku mund të përmendim programet shumë të ndjekura televizive si: “Amici” , “C’e posta per te”, “Buona Domenica”, “Proggeti Danza” e “Pequenos Gigantes”.

Relaksimi i vetes




ÇFARË ËSHTË METODA PILATES








Parashikimi i Horoskopit, datë 02 gusht 2019






