KreuStil Jetese

Shakohoxha flet për sherrin me Ilda Bejlerin: “Mbase nuk e përjetoi mirë largimin…”

Ilda Bejleri u largua nga Digitalb pas 11 vitesh karrierë dhe si shkak për këtë ikje u tha se ishin përplasjet që ajo kishte patur me Dritan Shakohoxhën, gazetar sportiv dhe drejtor në Supersport. Lidhur më këtë ‘sherr’ mes tyre ka folur për herë të parë Shakohoxha në emisionin “Pushime on Top” i pyetur nga Ori Nebiaj.

Në intervistën e realizuar në jaht, Shakohoxha u shpreh se largimi i Ilda Bejlerit nga puna nuk u prit mirë nga ajo.

“Mbase nuk e përjetoi mirë lajmin që i dhashë, por unë jam trajner përveçse brigadier dhe në periudhën e verës e rikompozojmë skuadrën. Në gjithë këto vite kanë hyrë dhe kanë dalë nga kjo skuadër shumë personazhe dhe ata që kanë ikur, kanë vazhduar karrierën e tyre diku tjetër. Unë e kam marrë në fillim në televizion [Ildën], bashkë me djemtë e stafit dhe ne vendosëm që ajo të shihte dhe opsione të tjera, në një kanal tjetër. E përjetoi me emocion largimin nga Digitalb por ne kemi qenë ata që i kemi dhënë mundesinë dhe ajo e ka shfrytëzuar shumë mirë dhe ka punuar si profesioniste…”, tha Shakohoxha.

Ndërkaq, mësohet se Bejleri në sezonin e ri do ta shohim në Top Channel dhe programet që përfliten se do të rikthejnë në ekran gazetaren sportive janë “Procesi Sportiv” dhe “E Diell”

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF