Fotografia: Ermal Mulla
Sytë e saj ngjyrë blu bënin për vete çdo kalimtar, teksa mami i saj Gilda e shëtiste me karrocë parqeve të Perugia. Pas komplimentave të zakonshme, edhe një kërkesë për një set fotografish bebesh…
Adia ishte vetëm 6 muajshe, një bebe, kur nisi punën e parë si modele për albume bebash, e mandej për dyqane veshjesh. Kontrata e parë ishte me agjencinë “Pitter Pan”, në Romë… Këtu nisi gjithçka… Kërkesat shtoheshin, së bashku me hezitimin e prindërve, nëse ky ishte një orientim i duhur për Adian. Por, si fëmijë i parë I dy prindërve Gilda dhe Adi (të cilit “I vodhi” dhe emrin), ca lëshime i fitoi pa shumë lodhje; me një buzëqeshje dhe një shikim të ëmbël, që thyente çdo mendim kundër.
Adia, sot është 7 vjeç! Është një miniinfluencer e njohur në Itali. Ka 101K ndjekës në profilin e saj në Instagram, me emër “iamadiak” dhe është brand ambassador i firmave si: “Piti Bimbo”, “Pranatal” (për të cilën edhe ka sfiluar, që në moshën 3-vjeçare), “Primigin”, “Littlepeoplerocx”, “Toobetoooficial”, “Kitcutstudio”, “Pottedeifratini”, “Moonylab”, “Zopihillc”, “Kitthekid”, etj.
Në një bisedë për BORDO, mami i saj, Gilda , na tregon se: “E gjitha nisi me komplimentet që na bënin dhe me shtyrjen për ta futur ne botën e ‘babymodel’. Dhe ashtu pa kuptuar po me pasionin e dashurinë që çdo prind ka për fëmijën e tij i hapëm faqen e instagramit. Dhe kostaktuam akoma më tepër që sa herë publikonim kishte ndjekes dhe kishte shumë pëlqime. Kështu, filluan kërkesat për bashkëpunime brenda dhe jashtë Italie”. Në këtë sipërmarrje punët janë të ndara; babi Adi drejton dhe mirëmban faqen e instagramit, ndërsa mami ka punën e manaxheres dhe kontaktit të Adias.
“Nuk e mohoj që kam pasur gjatë këtyre viteve edhe dyshime, por duke vënë re se si është bërë diçka kaq natyrale dhe se e bukura do apo s’do bie ne sy e mbi të gjitha debulesën që i ati ka për Adian vendosëm të vazhdojmë”, tregon mandej Gilda, e cila thotë se e konsideron “si një lojë, si kënaqësi pa strese, si diçka pa sforcuar, ku Adia qesh, luan dhe tregon shpirtin e një fëmijë me sytë e saj, me buzëqeshjen, mimikat”, duke treguar kështu jo vetëm stilin e veshjes por edhe karakterin, botën e Adias, e cila përtej modës është një natryë shumë miqësore, ndërsa ka fituar një elegancë në të folur dhe në e pozuar. “Është kokëfort, kur ka të drejtë dhe shumë protektive me vëllain e saj të vogël, Jon. Ndërkaq është një besimtare e vogël e ne falenderojmë Zotin përditë për bekimin që na ka dhënë”, thotë mami I sybukrës Adia.
Përtej modës, Gilda dhe Adi, dy durrskë, që zgjodhën Italinë për të studjuar, krijuar familjen e jetuar, janë përpjekur shumë që vajza e tyre fashioniste të mos humbasë edhe lidhjet me origjinën e prindërve. Adia flet po aq mirë shqipen sa edhe italishten, viziton Shqipërinë shpesh dhe ju tregon me dëshirë miqve të saj për të.
“Adia është akoma e vogël dhe kjo është një fazë e fëmijërisë së saj. Nuk dimë nëse do të jetë e ardhmja. Atë do ta vendosi ajo. Ajo që mund të bëjmë ne është ta shoqerojmë në këtë botë që për momentin është mbresëlënëse për të. Ajo duhet vetëm të ndjejë kënaqësi, të gëzojë, të jetë vetvetja, një mini influencer e lumtur”, mbyll bisedën me ne Gilda, mami I iamadiak!






Parashikimi i horoskopit, datë 5 gusht 2019

Hobi që keni sipas shenjës së horoskopit!




Horoskopi ditor, 4 gusht 2019



Relaksimi i vetes




ÇFARË ËSHTË METODA PILATES

