Që Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj janë bashkë kjo nuk ka më asnjë pikë dyshimi. Dyshja, që prej disa muajsh po shijojnë romancën e tyre, duket se nuk ka ndërmend as të fshihet!
Këtë fundjavë, këngëtarja dhe aktori janë fotografuar dhe filmuar nga paparazzi duke shkëmbyer puthje e përqafime në plazhin e Llamanit, teksa shijojnë pushimet në shoqërinë e njëri-tjetrit. Siç shihet edhe nga video e siguruar nga “Revista Who”, çifti i showbiz-it qëndron i ulur në shezlong dhe në një moment Jonida Maliqi i vendos dorën në qafë Romeos dhe i dhuron një puthje në buzë, pa e çarë kokën se ndodheshin në publik apo në një nga plazhet e populluara të bregdetit.
Në këtë arratisje fundjave, çifti shoqërohet nga vëllai binjak i Romeos, Donaldi i cili në momentin e filmuar shihet në det krah partneres së tij, prezantueses Bora Zemani.
Kujtojmë se vetëm 1 muaj më parë Jonida Maliqi dhe i dashuri i saj u filmuar duke shkëmbyer puthje pasionante në pishina.
Romanca mes këngëtares dhe Romeos, vjen pas ndarjes së shumëpërfolur të Jonidës nga bashkëshorti, me të cilin ishin në një lidhje të gjatë që prej adoleshencës, nga martesa me të cilin 36-vjeçarja ka edhe një djalë të quajtur Dan.

Parashikimi i horoskopit, datë 5 gusht 2019

Hobi që keni sipas shenjës së horoskopit!




Horoskopi ditor, 4 gusht 2019



Relaksimi i vetes




ÇFARË ËSHTË METODA PILATES






