Bojken Lako i është rikthyer televizionit dhe angazhimit të përditshëm në ekran, për një format ndryshe nga të mëparshmit. Artisti i mirënjohur do të jetë pjesë e emisionit të mëngjesit në “Ora News” që do të prezantohet këtë sezon nga Kelvi Kadilli dhe Arjola Shehu.
Lajmin surpizë e kanë zbuluar dy prezantuesit me anë të postimeve në Instagram, duke e cilësuar ‘rekrutimin’ e Lakos në emision si surpriza e vërtetë.
Në fakt ky është një ndër lajmet e mira dhe rikthimet që na gëzon të gjithëve, kur bëhet fjala për një artist i Boku (siç e njohin miqtë). Duhet të kujtojmë se regjisura nuk është fushë e panjohur për Bojke Lakon sepse më herët 44-vjeçari ka qenë autor dhe regjisor i programeve të ndryshme televizive dhe radiofonike.
Bojken Lako është një nga themeluesit kryesorë të “Top Albania Radio” dhe programeve muzikore në Top Channel. Ai është autor dhe regjizor i programeve/festivaleve televizive dhe jo vetëm, si përshembull : Top Fest, Top Select, Promo Zone, Bulza, Tirana Art Fest.


Parashikimi i horoskopit, datë 8 gusht 2019







Parashikimi i horoskopit, datë 7 gusht 2019










Parashikimi i horoskopit, datë 6 gusht 2019
