KreuStil Jetese

Feston sot ditëlindjen, aktori ‘fëlliq’ bashkëshorten e famshme me fotot më të këqija

Ajo ka një imazh të kuruar dhe është cilësuar gjithmonë si një ndër femrat më të bukura të Hollywood-it, por Blake Lively ka marrë me siguri urimin më të papritur e të çuditshëm për ditëlindje.

Bashkëshorti i saj, aktori Ryan Reynolds zgjodhi ta urojë për 32-vjetorin e ditëlindjes me disa foto të papublikuara më parë por që ishin shumë larg asaj që pritej. Me një postim shumë zbavitës e gazmor në Instagram, Reynolds është mjaftuar vetëm me urimin “Gëzuar ditëlindje” duke postuar kështu disa foto ku Lively nuk ka dal aspak mirë.

Me sytë mbyllur, pa make up, me flokë të shpupurisur e aspak gati për shkrepjet e bëra, 32-vjeçarja në pritje të ëmbël të fmëijës së tretë, mund të ketë pritur gjithçka por vetëm një ‘tallje’ të tillë jo!

Çifti lidhi kurorë në 2012-ën dhe në maj të këtij viti pohuan se janë në pritje për t;u bërë prindër për herë të tretë. Ata janë prindër të dy fëmijëve: vajzave James 4 vjeç dhe Inez 2 vjeç.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF