KreuStil Jetese

Zbulohet programacioni i sezonit të ri në Tv Klan; Ja emisionet e reja dhe ato që mbyllen!

Televizioni Klan ka publikuar pak orë më parë promon që zbulon nisjen e sezonit të ri televiziv, duke zbuluar kështu edhe emisionet e reja.

Krahas serialeve amerikane si “The House of Cards”, “Narcos” dhe telenovelave turke  si “Ertgru;”, “Cukur”, “Bija im”, “Ironia e fatit”, “Një mundësi e dytë”, “Kryeqyteti Abdulhamid”, sezoni i ri që nisë më 2 shtator ka konfirmuar emisionet e njohura, ‘me shikueshmërinë më të madhe në vend’ siç i cilëson ai në promo “Opinion”, të Blendi Fevziut,  “E diela Shqiptare” të Ardit Gjebrea, “Zonë e lirë” të Arian Çanit.

 

 

Sezoni i ri nga 2 Shtatori. #TVKlan, televizioni mbarëshqiptar më i ndjekur. #KlanHD @seriale.rtvklan www.tvklan.al

A post shared by TV KLAN (@rtvklan) on

Janë rikonfirmuar edhe për këtë sezon mëngjeset me Aldon Lipen në “Aldo Morning Showq”, pasditet e Rudina Magjistarit, dhe dyshja e “Stop”-it Saimir Kodra e Gentian Zenelaj. Sa i përket spektakleve, bashkëpunimi i suksesshëm mes dyshes Vejsiu-Grabocka do të vijojë me “Dance With Me”, Gjebrea do të risjellë një tjetër edicion të “Kënga Magjike” ndërsa show dhe humori do të mbajnë autorësinë e Turjan Hyskës dhe moderimin e Marina Vjollcës në “Klanifornia Show” një bashkim ky i “Duplex” dhe Olsi Bylykut të “BE Caffe”, që nuk do të jetë më rubrikë e “E Diela Shqiptare”.

Ajo që bie në sy është mungesa e emisionit “Xing me Ermalin”, që e largon kështu Ermal Mamaqin nga ky ekran, ndonëse zërat e largimit kanë kohë që kanë nisur.

Mbetet gjithashtu e stacionuar edhe Alma Çupi me emisionin e saj “Histori Shqiptare”, rikonfirmohen udhëtimet e “Checkin”, ndërsa dreka me kuzhinierët Indrit Çela dhe Alfio Rrotani do të rikthehet sërish ndonëse në promo përmendet kanali YouTube, duke konfuzuar disi publikun për formatin e emisionit. Orinda Huta do të vazhdojë edhe këtë sezon me “Jo vetëm modë”, ndërsa argëtimi i familjes do të vazhdojë te “Familja” dhe “Porta e Fatit”

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF