Ka kaluar një vit nga 27 gushti i 2018-ës, ditë kjo kur Adelina Tahiri u bë nënë për herë të parë duke sjellë në jetë djalin e saj Jon.
Në ditëlindjen e parë të vogëlushit, këngëtarja ka bërë publik edhe urimin e saj për djalin, me anë të një fotoje të shkrepur nga pushimet familjare të këtij viti.
“Faleminderoj Zotin qe te kam ? urime ditindjen e pare J E T A mamit. Shendeti dhe lumturia qofshin gjithmone me ty.”
Jon Markov erdhi në jetë si fryt i historisë së dashurisë së Adelinës me bashkëshortin e saj Serjozha Markov, një avokat i njohur në Maqedoni.