KreuStil Jetese

Skuadra e ëndrrave! Turjan Hyska zbulon emrat e njohur që do jenë pjesë e spektaklit ‘Klanifornia’

Prej ditësh tashmë është mësuar se në këtë sezon të ri televiziv Tv Klan do të sjellë në transmetim një spektakël të ri. “Klanifornia” me autorësinë e Turjan Hyskës do të rikthejë në ekran prezantuesen Marina Vjollca pas një pauze 2 vjeçare ndërsa show i ri do të bashkojë në një spektakël të vetëm humori ‘Duplex” dhe “Be Caffee”, prej nga ku do të vijë aktori Olsi Bylyku.

“Klanifornia” do të transmetohet të shtunave në Tv Klan në orën 21:00 dhe Marina Vjollca nuk është surpriza e vetme. Një tjetër emër shumë u dashur dhe i njohur i aktrimit është rikthyer në Tiranë për këtë projekt. Aktorja Lisa Kujofsa do t’i bashkohet show-t më të ri, duke u rikthyer kështu roleve si dikur me një pjesë të kastit të “Apartamenti 2XL”.

 

“Imagjino një skuadër me Jul Dedën, Albano Bogdon, Visjan Ukcenaj, Olsi Bylyku, Eglein Laknori, Cubi Metkaj, Lisa Kujofsa, Eliona Pitarka, Andrea Vreto, sigurisht Marina Vjollca dhe…Është skuadra e ëndrrave. Është ‘Klanifonia’”, – shkruan Turi në Instagram.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF