KreuStil Jetese

4 arsyet përse duhet të flini në krahun e majtë!

4 arsyet përse duhet të flini në krahun e majtë!

A e keni menduar ndonjëherë se cili është krahu i duhur nga i cili duhet të flini gjumë?

Mesa duket sipas ekspertëve edhe bërja e kësaj zgjedhjeje ka rëndësi jo vetëm për një gjumë të mmirë por edhe për shëndetin tonë.

Por përse vallë ka rëndësi që të flini gjumë nga krahu i majtë?

1- Përmirëson funksionin e sistemit limfatik

Sistemi limfatik luan rol vital në trupin tonë duke larguar mbetjet dhe toksinat nga sistemi. Ekspertët thonë se ena më e madhe limfatike apo sistemi limfatik gjendet në pjesën e majtë të trupit tonë.

2- Zvogëlon thartirën në lukth gjatë natës

Nëse vuani nga thartira e lukthit, atëherë është zgjidhja më e mirë të flini në krahun e majtë për gjumë të rehatshëm. Në këtë pozitë, lukthi gjendet në një pozicion e cila i parandalon përmbajtjet e lukthit të kthehen në ezofag.

3- Shpëtoni mëlçinë nga mbingarkesa

Duke qenë se mëlçia është në anën e djathtë të trupit, shtrirja në krahun e djathtë mund të shkaktojë presion mbi të. Duke fjetur në krahun e majtë, ju nuk do t’i lejoni toksinat dhe substancat tjera të dëmshme ta mbingarkojnë mëlçinë.

4- Fjetja në krahun e majtë është e mirë për zemrën

Ana e majtë e zemrës e pranon gjakun nga mushkëritë dhe e pompon në trup. Prandaj, fjetja në krahun e majtë mund ta ndihmojë zemrën ta bëjë punën e vet më lehtë dhe me më shumë efikasitet.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF