28 gushti është ditë e shënuar në jetën e gazetares Jonida Shehu. 3 vite më parë, Jonida u bë nënë për herë të parë duke sjellë në jetë vajzës e saj Kristal.
Sot në 3-vjetorin e lindjes së vogëlushes, prezantuesja e “Soiree” i ka dedikuar disa fjalë të bijës bashkëngjitur 2 fotove një me mami Jonidën dhe një me babi Albin.
“Kush beri 3 vjeç sot ???? Kush eshte goca me e mire ne shtepine tone??? Kush e gjen ka nje perqafim nga Kristali.”, shkruan Shehu.
Jonida së bashku me familjen e saj së fundmi kanë udhëtuar jashtë vendit për të shijuar pushimet verore, ndërsa pritet që shumë shpejt ajo të rikthehet në ekran për sezonin e ri televiziv, ndonëse deri më tani nuk është konfirmuar ende vazhdimësia apo jo e programit ‘Soiree” në Top Channel.


Stil Jetese
Parashikimi i Horoskopit, datë 28 gusht 2019



Stil Jetese
4 arsyet përse duhet të flini në krahun e majtë!














