KreuStil Jetese

Martohen për pak ditë, zbulohet apartamenti 300 mijë eurosh ku do të jetojë Afrona dhe Blero

Modelja Afrona Dika dhe këngëtari Blero Muharremi do të lidhin kurorë në një ceremoni madhështore që do të organizohet më 21 shtator. Në dasmën e çiftit pritet të jenë mbi 600 të ftuar, sigurisht edhe emra të njohur e personazhe publike të Shqipërisë e Kosovës.

Por kur kanë mbetur edhe tre javë e pak nga dita e madhe, Afrona dhe Blero kanë bërë të tyren tashmë edhe banesën ku do të jetojnë pasi të shpallen ‘burrë edhe grua’.

Sipas mediave lokale, shtëpia luksoze e zgjehdur nga dyshja kushton mbi 300 mijë euro dhe është e vendosur në një nga zonat e lakmuara residenciale në periferi të Pirishtinës.

“Prive” ka publikuar kështu edhe pamjet nga kompleksi në fjalë i cili përmban pishinë të mbyllur, ambiente relaksuese-sportive, fusha tenisi si dhe hapësira me gjelbërim si dhe kënd lojrash për fëmijë.

 

Kompleksi në fjalë shkruan ‘Prive’ është gjithashtu vendbanim edhe për shumë personazhe të tjerë të njohur të shoqbizit duke qenë se cilësohet si një ndër zonat më të mira.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF