Mund t`I thoni “mirupafshim“ krehjeve të ngarkuara dhe stileve komplekse të kapjes së flokëve: tendenca është ajo e një pamjeje të “relaksuar“, të thjeshtë, të pastër e natyrale. Madje duket se ky trend po zë vend edhe në rastet më formale.
Duhet një flok I kuruar megjithatë, sidomos në rastin e balukes. Por floku vetë duhet të duket që ka marrë trajtime, dhe duhet të shfaqet plot shkëlqim, I ushqyer mirë, që edhe në derdhjen e vet të natyrshme, të duket sa më mirë. Pasarelat 2019-2020 sjellin një flok të bukur e të shëndetshëm, që duket sikur është tharë në ajër të hapur; edhe ngjyrat e preferuara të momentit janë ato natyrale.
Ideja është që në tërësi pamja të jetë sa më e natyrshme, edhe pse e kuruar dhe të krijojë imazhin e një personi “të shlodhur“, e që rrezaton bukuri pa shumë mundim. Sepse kështu ndodh kur less is more.


“Feel the Boost” me Adidasin e ri 19 Ultraboost





Parashikimi i Horoskopit, datë 28 gusht 2019



4 arsyet përse duhet të flini në krahun e majtë!









