Robert Berisha pranoi publikisht ndarjen nga bashkëshortja e tij, këngëtarja Nora Istrefi duke i dhënë kështu fund marrëdhënies së tyre 13-vjeçare. Ndonëse ylli i ‘Sa t’kom dasht’ nuk ka bërë asnjë reagim pas ndarjes, duket se ka zgjedhur që të largohet nga vendi, vetëm 5 ditë pasi divorci u bë publik.
Mëngjesin e së premtes ajo ka publikuar një foto nga Aeroporti i Prishtinës por nuk ka zbuluar nëse ky udhëtim i referohet ndonjë pushimi pas sezonit të ngjeshur të koncerteve dhe problemeve familjare apo lidhet me ndonjë angazhim karriere.
Ky është postimi i parë që Nora bën në rrjetet sociale pasi ish-bashkëshorti i saj pranoi publikisht ndarjen, ndonëse burime pranë tyre konfirmojnë se çifti i njohur prej muajsh nuk jetonin bashkë për shkak të mosmarëveshjeve të shumta. Nora dhe Roberti janë prindër të një vajze 4-vjeçare të quajtur Renee.


Parashikimi i Horoskopit, datë 30 gusht 2019









Parashikimi i Horoskopit, datë 29 gusht 2019






“Feel the Boost” me Adidasin e ri 19 Ultraboost


