KreuStil Jetese

Ndryshime në “Dance With Me”! Lista e plotë e personazheve VIP; ikën Robert Aliaj pas 6 vitesh

Spektakli i kërcimit “Dance With Me” do të nisë së shpejti edicionin e ri me të tjerë personazhe të njohur VIP që do të jenë pjesë e kastit.

Vetëm 2 javë përpara nisjes, një tjetër lajm ka nisur të qarkullojë për spektalin në fjalë dhe thuhet se anëtari më i spikatur i jurisë, artisti Robert Aliaj ka vendosur të heqë dorë nga juria e  “DWM”. Nuk dihet arsyeja që e ka shtyrë artistin kontrovers dhe që gjithmonë krijonte zhurmë në spektakël që të largohet megjithëse kjo mbetet për t’u parë në 16 shtator kur edhe spektakli do të nisë transmetimin për këtë sezon.

Ndërkaq janë konfirmuar deri më tani edhe personazhet VIP të këtij viti. Sipas “News31.al” lista e plotë e personazheve të njohur që janë përzgjedhur nga dyshja Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu për këtë vit dhe çiftet konkurruese janë:

Ish-deputeti Eduart dhe ish-velina e “Xing me Ermalin” Kejvina Kthella

Aktori Florian Agalliu dhe këngëtarja Era Rusi

Këngëtari Mateus Frroku dhe aktorja e “Duplex” Eliona Pitarka

Moderatori Ermal Peçi dhe moderatorja e sportit Eva Murati

Ish-banori i “Big Brother” Valer Kolnikaj dhe këngëtarja Marsela Cibukaj

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF