Personazhi më shumëngjyrësh dhe eksentrik I botës së modës, mbushi 98 vjec! Iris Apfel, e njohur për stilin ekstravagant, tregon se nuk ka moshë për të qenë gjithmonë avangardë në këtë drejtim.
Apfel e njohu famën kur ishte 83 vjec, pasi u bë subjekti I një ekspozite në New York Metropolitan Museum of Art. Koncepti fillestar ishte ai I një eventi të fokusuar tek bizhuteritë e saj, por kuratori doli me idenë që t`I vishnin dhe manekinët me rrobat e saj, e suksesi qe I menjëhershëm. Personazhi kreativ dhe tejet vibrues, ka qenë modele e disa firmave, ndërsa bashkëpunimin më të fundit e pati me Blue Illusion.
“Fakti që u ktheva në ikonë stili në një moshë kaq të madhe, them se ka qenë një rastësi, një aksident. Po të ma kishte thënë dikush përpara 20 vitesh sesi do të dukej e ardhmja ime, do t`I thoja që po deliron“, është shprehur Apfel.







Parashikimi i Horoskopit, datë 30 gusht 2019









Parashikimi i Horoskopit, datë 29 gusht 2019



