Ermal Mamaqi ka pranuar më në fund se emisionit të tij “Xing me Ermalin” i erdhi fundit. Me anë të një statusi të bërë publik vetëm pak minuta më parë në rrjetet sociale, aktori ka pranuar se ka vendosur të bëj një pauzë të shkurtër nga puna e tij si moderator dhe ndaj si rrjedhojë “Xing me Ermalin: nuk do t ëjetë në programet televiziove të sezonit.
“Karriera ime do të zhvendoset në industrinë e Kinematografisë dhe Marketingut në këto momente.”, shkruan Mamaqi duke zbuluar kështu se pas “2 Gisht Mjaltë” dhe xhirimeve të filmit “I Love Tropoja” ai ka hyrë në një tjetër fushë të artit.
Aktori nuk ka nguruar të falenderojë stafin si dhe të shpreh mirënjohjen kundrejt Tv Klan ‘për kushtet dhe për dashurinë e treguar në këto 3 vite. Sa i përket rikthimit në ekran Mamaqi thotë se “Xing me Ermalin” nuk do të jetë të paktën deri në janar programet televizive. “Bashkë me ekipin krijues të Xing.al po ndërtojmë një format të ri emisioni që me shumë mundësi vjen në muajin janar në Television”, shkruan Ermali Mamaqi pa specifikuar formatin apo televizionin qe do ta rikthejë në ekran vitin e ardhshëm.











Parashikimi i Horoskopit, datë 05 shtator 2019








