Koncerti “Time Capsule” i Capital T po pritet me padurim nga publiku i gjerë që ka vrapuar të blejë menjëherë biletat për eventin e madh. Ndonëse kushtet e paparashikuara të motit bën që recitali që do të mbahej në sheshin “Nënë Tereza” më 19 shtator të shtyhet për të premten e 20 shtatorit, kjo e papritur ia ka shtuar edhe më kuriozitetin fansave që mezi e presin “Time Capsule” e artistit nga Kosova.
E pas muajsh të tërë përgatitjesh për këtë projekt gjigand dhe unik të karrierës e pak orë përpara se të ngjitet në skenë, në mesin e suprizave të përgatitura për publikun, është mësuar një surprizë që sigurisht do të gëzojë gjithë adhuruesit e muzikës së tij.
Në një intervistë për “Abi Backstage”, projekti më i ri i Balina Bodinakut, artisti zbulon ekskluzivisht për herë të parë projektin e ri me Alban Skënderajn.
Duket se kolegët kanë ribashkuar sërish forcat pas suksesit të “Një ëndërr” realizuar në vitin 2013, e cila vijon të mbetet edhe sot shumë e dëgjuar.


Parashikimi i Horoskopit, datë 19 shtator 2019










Parashikimi i Horoskopit, datë 18 shtator 2019







