Çifti Jennifer Lopez- Alex Rodriguez janë vetëm një hap para se të shkojnë drejt altarit për të thënë ‘Po dua’.
Më 27 shtator dyshja organizoi ceremoninë e fejesës me një arredim ku mbizotëronin qirinjtë, lule të bardha, ndërsa ndriçimi ishte zgjedhur tejet romantik me një ngjyrë vjollcë të ëmbël.
Nusja (J.Lo 50 vjeç) shkëlqeu e veshur me një fustan satin në ngjyrë rozë, ndërsa floket i kishte krehur në një anë duke i hedhur me sensualitet mbi supin e zbuluar.
Jo më pak elegant ishte edhe dhëndri (Alex 44 vjeç) i cili sa i përket veshjes i kishte qëndruar besnik ‘smoking-ut’ të zi.