Ajo po jeton një histori të bukur dashurie me partnerin 44 vjeçar Rodriguez e duket se për Jennifer Lopez nuk është aspak jashtë plani fakti i të pasurit një fëmijë me të fejuarin e saj.
50 vjeçarja ka folur rreth mundësisë së të pasurit një fëmijë me Alex dhe duket se më të emocionuarit rreth zgjerimit të familjes janë binjakët 11 vjeçarë Max dhe Emme të cilët Lopez i ka nga martesa me këngëtarin Marc Anthony.
“Unë mendoj se ata do të donin të kishin një motër ose vëlla tjetër. Ata i duan shumë vajzat e Alex dhe ne jemi një familje e bukur e përzier dhe të gjithë do të emocionoheshin nëse do kishin një motër ose vëlla tjetër.”; është shprehur J.Lo për Extra Tv.
Pra Jennifer Lopez dhe Alez Rodriguez mund të bëhen prindër, ndonëse për momentin fokusi kryesor është martesa ceremoninë e së cilës e gjithë bota po e pret me padurim.



















