Jennifer Lopez dhe Shakira janë përzgjedhur për të qenë performueset zyrtare në eventin më të madh të futbollit amerikan ‘Super Bowl 2020’.
The National Football League ka konfirmuar emrat e dy bombave latine si artistet që do të ndezin skenën e ‘Super Bowl’ që do të mbahet në stadiumin Hard Rock në Florida.
J.Lo 50 vjeç dhe Shakira 42 kanë ndarë lajmin në llogarite personale në Instagram teksa bashkangjitur në foton ku divat latina kanë bërë së bashku ato kanë shkruar.
“Do të shohim botën në zjarr”; ka shkruar Jennifer Lopez
“Nuk ka diçka më të madhe se kjo. Shumë e emocionuar që jam pjesë e Super Bowl”; ka qenë mbishkrimi me të cilën Shakira ka shoqëruar foto me kolegen e saj.
Pra pas këtij lajmi bota mezi po pret 2 shkurtin!



















