Jonida Shehu është tejet e përkushtuar pas vajzës së saj, Kristal, e cila erdhi në jetë përpara tre vjetësh, dhe është kthyer në gëzimin më të madh të moderatores së njohur. Kristali megjithatë, nuk ka marrë aq shumë nga e ëma sesa nga I ati, dhe kjo jo vetëm në drejtim të pamjes.
Jonida e pohoi vetë në “Rreze Dielli“ se shumë pasione të vogëlushes, ngjajnë më shumë me ato të babait të saj.
“Të gjitha cepat e shtëpisë i kemi të vizatuara asnjë lodër nuk qëndron me këmbët e veta , me pak fjalë nuk më ka ngjarë mua por bashkëshortit, pasi e shoh që të gjitha gjërat janë të zbërthyera dhe çmontuara deri në detaje. Shpresoj të vajzërohet me kalimin e kohës ,në lojrat e pasionet e veta”, ka thënë Jonida.
Moderatorja tregoi dhe një detaj tjetër interesant. Kristal sipas saj, nuk është një fëmjë i lehtë që të lë ta puthësh e ta përqafosh. “Do të kisha më shumë foto me të në rrjetet sociale nëse do më linte ta puthja”, ishte rrëfimi I saj.



















