Aktorja e njohur e Hollywood Demi Moore së shpejti do të botojë librin e jetës së saj, në të cilin, ndër të tjera 56-vjeçarja ka rrëfyer edhe periudhën e errët të fëmijërisë së saj të vështirë.
Një prej sekreteve shokuese të jetës së Moore, daton 40 vite më parë kur ishte vetëm 15 vjeç. Sipas aktores së njohur, nëna e saj ka pranuar asokohe 500 dollarë nga pronari i një restoranti, e si këmbim ai të bënte ç’të donte me vajzën e saj adoleshente.
Një ditë ajo shkoi në shtëpi dhe pa aty një zotëri tek të 50-tat që quhej Val. Ajo e pyeti se cili ishte dhe ku është nëna e saj, por për fat të keq Demi 15 vjeç u përdhunua në shtëpinë e saj, ndërsa pak ditë më vonë zbuloi se e ëma e kishte shitur atë tek Val për 500 dollarë.