KreuCelebrity

“Shëtitje me shoqen time “, Anjeza Shahini postoi foton më të ëmbël me vajzën!!!

Ishte e kursyer me fotot e shtatzanisë Anjeza Shahini, por tani që e ka vajzën në krahë, këngëtarja aq e dashur për publikun shqiptar, është treguar mjaft më “zemërgjerë“ me postimet.

Së fundi, ajo ka hedhur në Instagram një foto tepër të ëmbël me vogëlushen, duke treguar edhe një herë marrëdhënien tejet speciale që ka me të bijën. Anjeza na tregoi se kishin dalë për piknik, duke shijuar motin e bukur e të ngrohtë.

“Kur ke diellin në krahë, me shoqen time”, ka shkruar ajo në foton ku vogëlushja shihet me shpinë, por sërish është kaq e këndshme me rrethin e bardhë në kokë! Anjeza ndërkohë rrezaton lumturi ( dhe sa i shkojnë këto syzet e verdha!!!!).

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF