KreuCelebrity

Zbulohet arsyeja përse u largua Delinda Disha nga “ Portokallia“!!

Delinda Disha nuk  e kaloi në heshtje pretendimin e Salsano Rrapi-t se ishte larguar“ fshehurazi“ nga “Portokallia“. Aktorja zgjodhi të jepte versionin e saj të së vërtetës, duke e bërë këtë përmes mediave sociale.

“‘I dashur Salsano’ për jetën tënde e paske problem të proncohesh, ndërsa për timen ose artistëve të tjerë e paske shumë të lehtë të thuash iku fshehurazi. Unë iki dhe vij sa herë ta shoh të arsyeshme. Më kishte mbaruar kontrata dhe nuk doja ta rinovoja më. Por është barrë e rëndë të bësh zëdhënësin e ‘Top-it’. Për sqarim”, ka shkruar Delinda në postimin e fundit në llogarinë e saj në ‘Instagram’.

Ndërkohë, burime për “ Prive“ pretendojnë se aktorja ka pasur dy arsye që të bindet të lëvizë: një ofertë më të mirë financiare, dhe faktin, që gjithmonë sipas tyre, në spektaklin e ri “Klanifornia“, do të ketë një vend si kostumograf edhe partneri I saj, Eldo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF