Na duket neve apo të gjitha të famshmet shqiptare e jo vetëm po i bëjnë këtë sezon flokët në nuancat e ‘balayage’? Për ato që ende nuk janë familjarizuar me këtë term që ka hyrë së fundmi në industrinë e bukurisë ju kujtojmë se ‘balayage’ është një fjalë në gjuhën franceze që do të thotë ‘tërhiq dhe ngjyros’.
Nëpërmjet kësaj teknike bëhet e mundur që dalin në pah nëpërmjet hapjes së ngjyrës, në ato pjesë të flokëve që do të ndriçohen nga dielli, ndërsa pjesa e brendshme lihet e errët.
Duket se kjo teknikë është kthyer në të preferuarën e vajzave të njohura të showbiz-it shqiptar, të cilat kanë përqafuar në masë ‘balayage’.
Nëse bëni pjesë në grupin e vajzave që ju pëlqen të jeni brune, por edhe intrigoheni për pak ‘biondllik’ në flokë atëherë është teknika që ju duhet.