KreuCelebrity

Pas programit të mëngjesit treshja Dajana Shabani- Zogu i Tiranës- Besmir Metani vijnë me një show në orë të vona!

 

Për dy sezone atyre ju besua emisioni i mëngjesit në Ora News, ndërsa këtë sezon Dajana Shabani, Hermes Nikaj dhe Besmir Metani duket se do të shfaqen në një tjetër fashë orari, e me një natyrë krejtësisht të re programi.

Sërish në ekranin e Ora News, por kësaj here do të jetë një program-shoë moderuar nga treshja e njohur, që do të shfaqet çdo të shtunë në orën 22:30.

Ka qenë moderatorja Shabani ajo që na ka njohur me projektin e ri, ku nëpërmjet një postimi në Instagram ka lajmëruar se shumë shpejt ‘tre musketjerët’ do të nisin aventurën e tyre të re.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF