KreuCelebrity

Dha ryshfet që të hynte vajza në shkollë, aktorja e njohur dënohet me burg!!!

Aktorja amerikane Felicity Huffman është dënuar me 14 ditë burg për përfshirjen e saj në skandalin e pranimeve në kolegj. Ylli I “Shtëpiake të dëshpëruara“ e pranoi se kishte dhënë në 2017-tën 15,000 dollarë që përgjigjet e vajzës së saj në provimin e pranimit, të korigjoheshin në fshehtësi.

Përvec ditëve që do të kalojë prapa hekurave, Felicity duhet të kryejë dhe 250 orë në shërbim të komunitetit e të paguajë dhe një gjobë prej 30,000 dollarësh.

Aktorja e pranoi dënimin, duke thënë se nuk kishte justifikim për veprimet e saj. Gjykatësja e cështjës tha se e beson Huffman që pranoi plotësisht përgjegjësinë për  atë që ka bërë, por shtoi se “ të përpiqesh të jesh një nënë e mirë, nuk e justifikon shkeljen`.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF