Mimi Kodheli është një ndër zonjat më simpatike të politikës shqiptare, për të cilën duket se 55 vitet e moshës së saj, janë vetëm numra.
Krahas seriozitetit e respektit që figura e Kodhelit shpesh të imponon, eleganca, sharmi, klasi e hijeshia në portretin e politikanes së njohur ëvshtitrës e mund të lënë indiferent dikë.
Makeup&hair by @ujvarahajdariofficial @mimikodheli ❤️
Ujëvara Hajdari, një nga grimieret e njohura shqiptare, ka postuar këtë mëngjes një foto të zonjës sharmante të parlamentit shqiptar, të cilën ka patur fatin ta grimojë, duke ja nxjerrë edhe më në pah gjithë hijeshinë e portretit të saj.
Mimi Kodheli, me flokët biondë, grimin e lehtë, e sytë e kaltër; me të drejtë është quajtur nga komentuesit si ‘versioni shqiptar i Sharon Stone’. Kanë qenë të shumta komplimentet drejtuar hijeshisë së Mimit, e cila u kthye sot një yll instagrami.



















