Dua Lipa I habiti të gjithë kur u nda me Isaac Carew , me të cilin dukej vërtet të kishte pasur një lidhje me ulje ngritjet e saj, por sërish shiheshin gjithkund bashkë. Shpejt u mësua se këngëtarja kishte një dashuri të re në horizont, Anwar Hadid, vëllain e dy modeleve të famshme, Gigi dhe Bella Hadid.
Trashëgimtari I pasur duket mjaft I dhënë pas Dua-s, por një postim I fundit I motrës së tij, Gigi tregoi se edhe ajo e pëlqen shumë “ kunatën“. “ I dua kaq shumë këta të dy“, ka shkruar Gigi në një foto të tyre, të postuar prej saj në rrjetet sociale.
Anwari nuk priti gjatë për ta prezantuar këngëtaren me familjen, e madje Dua-n e pamë të ishte e pranishme edhe në funeralin e gjyshes së tij.



















