Mjaftoi një postim i tij në rrjetet sociale që Butrint Imeri të kthehej në lajm dite në mediat rozë.
Këngëtari po shijon pushimet në ishullin e mrekullueshëm grek të Santorinit, ku fillimisht u tha se shoqërohej nga Kiara Tito, fjalë të cilat ai I hodhi poshtë e ua vuri kapakun me një postim ku shihej në shoqërinë e një vajze tjetër. Menjëherë në rrjet nisën të qarkullonin fjalët se vajza është modelja në klipin e tij “Dream Girl“.
Krejt nanush ti je.. ? #4Milly #DreamGirl @Nimo
Vajza me një fizik të përkryer quhet Ery Viero, dhe jeton në Greqi, ndërsa ndjekësit janë të bindur se Butrinti është pikërisht në shoqërine e saj!



















