Ajo njihet për veshjet që mbajnë firmat e markave të shtrenjta apo fakti që edhe vetë stiliste e bën Eva Mendez që shpesh të jetë në faqet e ‘Vogue’!
Së fundmi, e ftuar në ‘Toronto International Film Festival’, aktorja 45 vjeçare ka kujtuar me nostalgji tapetin e parë të kuq në këtë festival filmi, ku Mendez ka veshur një fustan që kushtonte vetëm 15 dollarë.
“Hera ime e parë në TIFF? Asnjë stilist, e veshue vetë. Ky fustan më kushtoi 15 dollarë. Çantën dhe bizhuteritë i kisha të miat. Nuk po bëja një pozë për tapet të kuq. Por më pëlqen thjeshtësia në gjithë këtë”; ka shkruar ylli i “Lost River” përbri fotos së shprepur gjatë eksperiencës së parë në TIFF.
Daljet publike së fundmi për Eva Mendez janë të rralla pasi ka preferuar t’u dedikohet plotësisht dy vajzave që ka me bashkëshortin Ryan Gosling.



















