Fotoja e kopertinës së Jennifer Aniston tek InStyle ka tërhequr një valë kritikash dhe shkaku ishte retushimi I fortë I saj dhe ngjyra e errët e lëkurës. “Kur kërkuam përfaqësim më të madh për aziatikët e jugut, nuk kishim këtë ndërmend“, thoshte një ndjekës. “Tmerrësisht kafe, e panatyrshme“, shkruan një tjetër. “ Kjo është figure dylli, ku është Jennifer?“ ishte komenti I radhës.
Vërejtjet megjithatë kishin më së shumti në shënjester revistën, dhe jo vetë aktoren. “Jen është një ikonë, e adhuruar nga shumë njerëz. Ajo nuk ka nevojë për një retushim të këtyre përmasave, sepse duket mirë vetë. Kjo që keni bërë, është praktikisht një fyere për figurën e saj“, thoshte një fanse duke I dalë në mbrojtje aktores.



















