E mbajtën të fshehtë shtatzëninë, deri në momentin kur njohën vogëlushen e sapo ardhur në jetë.
Reperi Sean Paul dhe bashkëshortja mirëpritën këtë të martë në jetën e tyre bebushen Remi dhe lajmin e bëri të ditur vetë artisti nëpërmjet një postimi në instagram.
“Remi Leigh, mirëseerdhe në bandën tonë, vogëlushja ime e bukur”; ka shkruar reperi përbri fotos teksa duket familja e lumtur së bashku me djalin e parë të çiftit!
Menjëherë pas postimit fansat dhe ndjekësit e Sean Paul uruan artistin për pjesëtaren e re të familjes.



















