Dy këngëtare shqiptare, Juliana Pasha dhe Venera Lumani nuk kanë mundur ta hapin si zakonisht llogarinë e tyre në Instagram, për shkak se u janë vjedhur! Lajmi u përhap me shpejtësi në mediat rozë, ndërsa filluan edhe këshillat sesi të shmangni mundësinë që edhe jut ë bëheni viktimë e një veprimi të tillë, si vendosja e një fjalëkalimi të vështirë ku kombinohen shkronja e numra, apo aktivizimi I “Two-Factor Authentication” që lejon përdorimin e një kodi sigurie. Nisur nga kjo ndodhi, Juliana është detyruar të hapë një llogari të re në “Instagram” dhe thotë se shpreson që prej kompa nisë të mbërrijë një zgjidhje. Venera po ashtu pati probleme, cka dëshmon edhe një herë se privatësia sot ndeshet me plot rreziqe.



















