Ish-politikani Saimir Tahiri, u bë baba për herë të dytë më 19 prill 2019, teksa së bashku me bashkëshorten Fatlindën dhe djalin e parë të çiftit Drini, mirëpritën në familje pjesëtarin e ri Golik.
Nëna e dy djemve ka postuar pak çaste më parë një foto teksa ndodhej me dy djemtë e saj, duke na njohur kështu për herë të parë me të voglin Golik, që mban emrin e malit më të vjetër në Tepelenë.
“Mama krenare”; shkrun me të drejtë Fatlinda përbri fotos teksa ka në krah dy djemtë e saj Drini dhe Golik.
Babi Saimiri mungon në foto, por me siguri ai ka qenë autori i shkrepjes.



















